Stacioni Ad Kuintum​

Elbasan

Përshkrimi i biznesit:

Stacioni ” Ad kuintum” ose ( stacioni i pestë ) njihet si stacioni i rrugës Egnatia , ndodhet në fshatin Bradashesh, është monument kulture .

Kjo banjë e njohur ndryshe si hamam është ndërtuar përgjatë rrugës Egnatia për t’i shërbyer qytetarëve edhe si mutatio, stacion pushimi.

Ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130m2 me këto mjedise: dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë, mjedisi i nxehtë, dhe ai me ujë të ftohtë. Në brendësi ishte dhoma e zhveshjes që shërbente për lidhjen e mjediseve. Muret e Hamamit, janë ndërtuar me muraturë të përzier. Furnizmi me ujë bëhej me anë të kanaleve nga një depozitë mbi murin e nimfeut dhe largoheshin me një sistem tjetër kanalizimi”.

Banjat e këtij stacioni kanë një zgjidhje racionale planimetrike dhe estetike. Ky hamam është ndërtuar në fundin e shekullit të II – të të erës sonë. Në këtë banjë kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX – të gjatë kohës së rregjimit komunist këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX – të, ato që i kanë qëndruar kohës ruhen si objekte historike e monumente kulture. Rreth këtyre banjave pikërisht në fshatin Bradashesh janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin ” Stacioni i Rrugës Egnatia”.

Tashmë këto banja thuajse kanë dalë jashtë funkisonimit dhe kanë mbetur veç muret dhe gurët e fortë që rrethoheshin banjat.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:


Partnerët: